“Zoti jem s’pret brenda nji kishe”

Vargje nga Rupi Kaur – 

Zoti jem
s’pret brenda nji kishe
e s’ulet përmbi figurat e tempullit.
Zoti jem
asht fryma e refugjatit kur ai vrapon,
asht duke jetu në barkun e fëmijës së vdekur urie,
asht tik-taku i zemrës së protestës
Zoti jem
nuk pushon mes faqesh
t’shkrueme prej njerëzve t’shenjtë.
Zoti jem
jeton mes kofshëve t’djersituna
të trupave t’grave t’shituna për pare,
së fundi u pa duke larë kambët e njeriut t’pastrehë.
Zoti jem
s’asht aq i paarritshëm sa
ata thonë
Zoti jem tundet brenda nesh pafundësisht.

 

/Përktheu Fatbardha Statovci/

 

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here