Xhelozia ndaj vëllait më të famshëm nxiti Xhon Uilkes Bot të qëllonte presidentin amerikan, Abraham Linkoln

Seria: Rivalitetet më të egra ndërmjet vëllezërve apo motrave në histori

Sot, gati çdo student i historisë e njeh Xhon Uilkes Bot. Tek e fundit, ai ishte vrasësi që qëlloi dhe vrau presidentin amerikan Abraham Linkoln, në prillin e vitit 1865. Megjithatë, para se të kryente atë atentat në Teatrin Ford, Xhoni ishte relativisht i panjohur, sidomos kur krahasohej me vëllain e tij Edvin.

Në fakt, në Amerikën e viteve 1860, Edvin Bot ishte një ylli i artit. Ai ishte një titan i skenës, i njohur veçanërisht për interpretimin e tij të veçnatë në dramat e Shekspirit. A mund të ishte xhelozia ndaj vëllait të tij, që e nxiti Xhon Uilkes Bot, edhe ai gjithashtu një aktor, të bëhej pjesë e një komoploti që përfundimisht çoi në vrasjen e presidentit?

Disa studiues besojnë se po. Të dy aktorët, ishin fëmijë jashtë martese të Xhunius Brutus Bot, një anglezi të vendosur në Merilend, ku pati një karrierë të suksesshme si aktor. Së bashku me vëllain e tyre më të vogël, Xhunius Xhunior, djemtë u vunë kundër njëri-tjetrit që kur ishin të rinj. Ata u nxitën të ndiqnin gjurmët e babait të tyre, për të bërë emër për veten e tyre në teatër, edhe nëse kjo do të thoshte të rivalizonin ashpër vëllezërit e tjerë.

Edvin, më i madhi nga 3 djemtë, pati suksesin më të madh. Ai fitoi famë, duke luajtur rolet kryesore në historitë dhe tragjeditë e Shekspirit. Ndërsa Xhoni intepretonte në krah të tij, ishte Edvin ai që ishte më i famshmi si aktor. Dhe madje edhe sot cilësohet shpesh, si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës, që ka prodhuar ndonjëherë Amerika.

Dy vëllezërit, nuk ishin rivalë vetëm në skenë. Familja Bot ishte ndërkohë e ndarë edhe në rrafshin politik. Ndërsa Xhon Uilkes, iu zotua për besnikëri Konfederatës gjatë Luftës Civile, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij u bë anëtare e Unionit. Pasi ky i fundit fitoi luftën e përgjakshme, Xhoni u bë edhe më i angazhuar për Jugun, dhe u josh gjithnjë e më shumë nga ideja e një komploti.

Në vitin 1864, ndërsa Edvin ishte duke interpretuar në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Linkoln për mandatin e dytë, vëllai i tij më i vogël ishte i zënë me komplotimin e vrasjes së presidentit. Një vit më vonë, ai e vuri në zbatim planin e tij. Edhe pse zgjodhi një teatër për të kryer aktin e tij famëkeq, si për të shpërfillur famën e vëllait të tij, ngjarja e 14 prillit, bëri që Xhon Uilkes, të bëhej përfundimisht më i famshmi nga vëllezërit Bot. / bota.al

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here