Vieri kritikon sulmuesit: Janë shumë mediatikë dhe pak profesionistë

Ish-sulmuesi i kombëtares së Italisë, Christian Vieri ka theksuar se sulmuesve të sotëm i mjafton një adresë në Instagram që të cilësohen si të mëdhenj.

“Sot ju duhet vetëm një Instagram i mirë për të qenë sulmues. Ju nuk keni më nevojë për të shënuar 30 gola. Nuk ke nevojë për të shënuar çdo të diel.

Më parë, në qoftë se nuk arrije rezultatin e duhur, mbylleshe brenda në shtëpi, ktheheshe të nesërmen për të shqyrtuar gabimet që ke bërë dhe për t’i përmirësuar. Kjo nuk ndodh më. Ishim të sëmurë, të gjithë të brezit tim, sidomos sulmuesit. Ne ishim të sëmurë për gola”, tha Vieri.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here