Video prekëse/ Papa Françesku puth këmbët e liderve sudanezë, kërkon paqen mes vendeve

Papa Françesku u gjunjëzua dhe puthi këmbët e udhëheqësve rivalë të Sudanit të Jugut, në formë lutjeje për të inkurajuar që të forcojnë proçesin paqësor në Afrikë.Momenti kur Papa Françesku ulet dhe puth këmbët e liderve politikë në Sudan
Grushti i shtetit në Sudan nxiti shqetësimet në Sudanin e Jugut se rënia e Presidentit të vjetër, Omar al-Bashir mund të prishë marrëveshjen e paqes mes vendeve. Në takimin dy ditor në Vatikan për udhëheqësit afrikanë, Papa Françesku i kërkoi presidentit dhe udhëheqësit të opozitës së Sudanit jugor, të vazhdonte me marrëveshjen e paqes në vështirësitë.  Papa u ul në gjunjë dhe puthi këmbët e liderve afrikanë.

“Unë shpresoj që armiqësitë më në fund do të pushojnë, ndarjet politike dhe etnike do të tejkalohen dhe se do të ketë një paqe të qëndrueshme për të mirën e përbashkët të të gjithë atyre qytetarëve që ëndërrojnë të fillojnë të ndërtojnë kombin,”- tha Papa në deklaratën e tij përfundimtare, sipas  Daily Mail.

Takimi mblodhi së bashku Presidentin Salva Kiir dhe kreun e opozitës, Riek Machar. Gjithashtu të pranishëm ishin tre zëvendës presidentët e Kiiri-t.

Papa u ul dhe i puthi këmbët e të gjithë atyre. Nënkryetarja e Sudanit jugor, Rebeca Nyandeng Garang u shpreh se veprimet e Papa-s ishin shumë prekëse. “Unë kurrë nuk kisha parë ndonjë gjë të tillë. Lotët dilnin nga sytë,”– tha ajo.

L.K/Dosja.al

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here