Uzuni “skuqet” në Kroaci, talenti i kombëtares shpërthen në lot (VIDEO)

Lokomotiva e Zagrebit u mund dje nga Rijeka 2-1, teksa vendimtare ishte dalja me karton të kuq e Myrto Uzunit 2 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, teksa skuadra e tij ishte duke udhëhequr 1-0.

Pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit të tij, gjyqtari nuk e ka falur Uzunin, duke i treguar menjëherë se duhet të braktisë fushën e lojës.

Myrto ka shpërthyer në lot, ndërsa shokët e skuadrës kanë shkuar për ta ngushëlluar. Protestat e vendasve nuk është se kishin shumë efekt, teksa talenti beratas e ka pranuar se ka gabuar në ndërhyrjen edhe pse në fakt nuk kishte qëllim të keq.


S
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here