U largua nga Luftëtari, Jackson firmos në Kosovë

Jackson Ferreira është futbollisti më i ri i Gjilanit.

Futbollisti brazilian ka arritur akordin me mbrojtësin, i cili sezonin e shkuar e mbylli me Luftëtarin në Superligën shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare në “Facebook” e klubit kosovar.

ZYRTARE: Jackson Ferreira lojtari ri i Gjilanit

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jacskon Ferriera për të qenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm.

Ferriera, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Luftëtarit në Kategorinë Superiore, derisa në të kaluarën ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Brazil dhe Greqi.

SC Gjilani njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë risi në afatin kalimtar të verës dhe në ardhjet e reja“-thuhet në njoftimin e klubit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here