300 data në 3 vite, turneu i lamtumirës së Elton John kalon nga Franca

Sir Elton John performs two songs before holding a press conference in New York on January 24, 2018. Pop legend Elton John on Wednesday announced a final tour, saying he intends to stop traveling to spend more time with his family. The 70-year-old British entertainer, revealing his plans at a gala New York event, said he planned to "go out with a bang" with a global tour that may last several years. / AFP PHOTO / TIMOTHY A. CLARY (Photo credit should read TIMOTHY A. CLARY/AFP/Getty Images)

Elton John, ylli i pop-it britanik, i cili nisi në shtator në SHBA turneun botëror të lamtumirës do të vijojë në Europë, përfshirë katër shfaqje në Francë vitin e ardhshëm, njoftoi agjenti i tij.

Këngëtari 71-vjeçar do të performojë në stadiumin ”Pierre-Mauroy” në Lilë më 18 qershor, në ”AccorHotels Arena” në Paris më 20 qershor, në ”Arkea Arena” në Bordo më 22 qershor dhe në ”Arenes de Nimes” më 23 qershor.

Biletat për katër koncertet do të dalin në shitje të mërkurën më 17 tetor.

I njoftuar në janar, turneu i quajtur “Farewell Yellow Brick Road” do të shfaqë Elton John të këndojë në më shumë se 300 data në tre vite në të gjithë botën. Të 76 shfaqjet e para në Amerikën e Veriut tashmë janë të mbyllura.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here