Trump paralajmëron udhëtim në kufirin me Meksikën

Presidenti i SHBA Donald Trump  ka deklaruar se do të udhëtojë drejt kufirit me Meksikën, një ditë pasi paralajmëroi se mund të shpallë një emergjencë kombëtare dhe mbyllje të qeverisë për financimin e murit.

Më parë gjatë ditës, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha se presidenti do të vizitojë kufirin me Meksikën të enjten, për t’u takuar me “vijën e frontit të sigurisë kombëtare dhe krizës humanitare”.

Fjala e “krizës” ka shkaktuar spekulime se Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke ecur drejt shpalljes së një emergjence kombëtare. Kjo do të lejojë Trump të anashkalojë Kongresin dhe të përdorë fondet e Pentagonit për të ndërtuar një pengesë përgjatë kufirit me Meksikën.

Trump nuk ka marrë ende një vendim për shpalljen e një emergjence kombëtare, tha zëvendëspresidenti Mike Pence, duke shtuar se zyra e këshillit të Shtëpisë së Bardhë po shqyrton ligjshmërinë e një deklarate të tillë dhe u kërkon demokratëve të kthehen në tryezën e negociatave.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here