Tortë me krem kakao

Përbërësit:

250 gr biskota të bluara

100 gr gjalpë

400 gr ҫokokrem

500 gr Krem djathi (Philadelphia,mascarpone etj)

fruta pylli për zbukurim

Përgatitja:

Një lugë ҫokokrem e shkrijmë me gjalpin dhe i bashkojmë me biskotat e bluara. I përziejmë mirë dhe e lemë të ftohet për pak në frigorifer. Ndërkohë përziejmë kremin e djathit me ҫokokremin ngadalë me mikser derisa të përftojmë një masë homogjene. Pastaj shtojmë biskotat në tepsi me ndihmën e një gote me fund të rrumbullaket dhe të rrafshet. Në fund, shtojmë masën e përgatitur me kremin. Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet për disa minuta dhe e zbukurojmë më frutat e pyllit.

Ju bëftë mirë!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here