Thiago Silva dhe Marquinhos sulmojnë Messin: Fleti ai për korrupsion, po Barcelona?

Dje në mbrëmje fitoi 2-0 ndaj Perusë në Kupën e Amerikës, duke triumfuar për herë të 9-të në këtë kompeticion. Gjithsesi polemikat për arbitrimin e gjyqtarit Zambrano në gjysmëfinale, vijojnë të jenë ende të mëdha.

Lionel Messi ka akuzuar arbitrin por edhe drejtuesit e zonës së Amerikës, për një komplot për të shpallur Brazilin kampion. Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe Marquinhos, i cili nuk është kursyer aspak me “Pleshtin”: “Është frustuese se si një futbollist si Messi, me kualitetet e tij, të ankohet për gabime të supozuara. Barcelona dhe Argjentina kan pasur shpesh herë episode në favor dhe ai nuk ka folur kurrë për korrupsion”.

Shumë i ashpër ka qenë edhe kapiteni i Brazilit, Thiago Silva ndaj sulmuesit argjentinas.

“Është e vështirë për ne futbollistët që të komentojmë, sepse nganjëherë, kur ka një disfatë, ne përpiqemi t’i gjejmë shkaqet e humbjes tek të tjerët. Ne mendojmë se Messi pati ndikim te gjyqtari në ndeshjen që PSG humbi 6-1 ndaj Barcelonës, por ne nuk thamë asgjë, nuk ia faturuam disfatën arbitrit. Mendoj se ne duhet ta respektojmë historinë. Nuk mendoj se 5 yjet në fanellë (që tregojnë 5 kupat e botës të fituara nga Brazili) janë rastësisht aty. Të gjitha këto janë rezultatet e lojës së mirë në fushë. Çfarë tjetër?”, deklaroi Thiago Silva.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here