“The Sun” qartëson gjithçka, ja si duhet të ishte renditja reale e “Topit të Artë”

Luka Modric fitoi “Topin e Artë 2018”, duke marrë frytet e një viti fantastik, e pati kulmin e vet me finalen e Kupës së Botës me Kroacinë, që praktikisht mund të quhet kampione bote për atë që ka bërë. Gjithsesi duke ngritur pyetjen a ishte mesfushori i Realit më i miri në botë këtë vit? Përgjigja është jo, të paktën sipas britanikes “The Sun”.

Topi i Artë i shkon lojtarit më të mirë në botë, jo lojtarit që luan për skuadrën që ka fituar më shumë trofe. Është një diferencë e vogël, por shumë e rëndësishme. Mohamed Salah nuk fitoi asnjë trofe këtë vit dhe për pasojë nuk u llogarit asnjëherë si kandidat real për Topin e Artë, por në aspektin personal egjiptiani ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të konsiderohet inferior ndaj Griezmann.

A është e drejtë të thuhet se këtë vit në botë ka pasur 4 lojtarë më të mirë se Messi? Numri 10 i Barcelonës dhe Argjentinës është ende brilant. “Këpuca e Artë” e Europës, mbi 50 gola të shënuar, lider te Barcelona dhe fitues i dy trofeve në Spanjë, të gjitha këto konsiderohen normale tashmë.

Messi e Ronaldo po vërtetojnë çdo javë që janë ende dy lojtarët më të mirë në botë, sado e mërzitshme të jetë për disa njerëz.

RENDITJA E “THE SUN”

10 Eden Hazard (2 vende më poshtë)

9 Raphael Varane (2 vende më poshtë)

8 Antoine Griezmann (5 vende më poshtë)

7 N’Golo Kante (4 vende më lart)

6 Kevin De Bruyne (3 vende më lart)

5 Kylian Mbappe (1 vend më poshtë)

4 Luka Modric (3 vende më poshtë)

3 Mohamed Salah (3 vende më lart)

2 Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (3 vende më lart)

1 Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (4 vende më lart/1 vend më lart)

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here