“Tërmet” në Turqi, Erdoganin e braktisin miqtë e vjetër pas humbjes së qyteteve të mëdha

Pushteti i presidentit turk, Erdogan nuk është më ai i dikurshmi. Ish-ministri i Financave, Ali Babacan po e përdor këtë moment që të krijojë një parti të re.

Ish-ministri i Financave dhe bashkudhëtar për një kohë të gjatë i presidentit turk, Ali Babacan ka bërë të ditur, se me ndihmën e presidentit të dikurshëm turk, Abdullah Gül do të krijojë një parti të re në vjeshtë.

Në opinionin turk ndërkohë është përfolur, se projektit po i jepet vetëm dora e fundit. “Po punohet që të zhvillohet një vizion i një përmase globale”, thotë një person nga rrethi i afërt i themeluesit të partisë.

Kush e njeh Babacan, e di se sa pretendues është ish-ministri. Para se ta bëjë diçka publike, ai e planifikon çdo detaj. Babacan është një emër shumë i njohur për aftësitë e tij drejtuese në politikën ekonomike të Turqisë. Nuk ka asnjë çudi që krijimi i partisë së re pritet me shumë interes. Njëra palë thotë, se ai është njeriu që do t’i japë fund lojës së AKP-së, Babacan ka kapacitetin të bëhet president, thonë të tjerët.

Krahas Babacan përmenden edhe emra të tjerë të njohur që mund t’i bashkangjiten partisë së re. Sadullah Ergin, që kanë qenë ministër i Drejtësisë, Besir Atalay që u angazhua për procesin e paqes me kurdët, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kilic apo ish-ministri i Ekonomisë, Mehmet Simsek. /shqip/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here