Tendencë e Verë – 2018 / Fustanet e gjata, me lule e ngjyra të ndezura

Fustanet e gjatë janë prurja më interesante për sezonin pranverë -verë 2018. Mund të vishen në çdo mënyrë dhe në çdo moment. Qoftë ditën nëpër qytet, me këpucë të sheshta apo sandale, edhe në mbrëmje me modele më të sofistikuara për një moment të rëndësishëm apo thjesht për t’u ndjerë të bukur.

Këto fustane jemi mësuar t’i shohim vetëm në evente speciale, por stilstët në pasarelat e fundit i bëjnë protagoniste dhe gjatë ditës me kombinime më të thjeshta dhe të pështatshme për të na ofruar sa më shumë komoditet.

Fustani i gjatë, klasiku i kësaj stine të bukur ju shpëton në çdo situatë. Me avantazhin që transformon pamjen tonë në një shkëlqim të vërtetë, me ndryshimin e aksesorëve, për të kaluar nga impenjimet e ditës në një mbrëmje më të veçantë.

Mjafton të ndryshosh këpucët komode me sandale me takë të lartë dhe disa bizhuteri të shndritshme dhe një tualet për të qenë gati një mbretëreshë e mbrëmjes.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here