“Të kam xhan” dhe “Të dashuroj”, ndryshimi i shpjeguar nga “princi i vogël”

“Të duash” dhe “të dashurosh” janë dy ndjenja të mrekullueshme, por të ndryshme.

Të gjithë, ose pothuajse të gjithë kemi një qëllim të palëkundur në jetën tonë: të duam dikë me të gjithë forcën. Mendojmë dhe e dëshirojmë me pasion për vetë faktin se e konsiderojmë rrugën e duhur drejt lumturisë. Dhe nuk gabojmë kur mendojmë se një lidhje e shëndetshme është e domosdoshme për të qenë në botë. Megjithatë për ndonjë arsye përfundojmë duke ngatërruar “të dashurit” me “të dashuruarit”, e mbushim çantën tonë emocionale me, “të dua” false dhe me, “të dashuroj” boshe.

Urtësia emocionale tek dialogjet e “Princit të vogël”.

Saint-Exupéry, përmes veprës së “Princit të vogël” na dhuron një pasazh të bukur që sot po jua propozojmë me qëllimin për të hedhur dritë mbi këtë realitet emocional që na përket të gjithëve.

Të dashuroj, – tha Princi i vogël

Edhe unë të dua, – u përgjigj trëndafili.

Por nuk është e njëjta gjë, – ia ktheu ai. – “Të duash” do të thotë të zotërosh diçka nga dikush. Do të thotë të kërkosh tek të tjerët atë që mbush pritshmëritë personale të ndjenjave, të shoqërisë. “Të duash” do të thotë që të dëshirosh diçka që nuk na përket për t’u plotësuar, sepse e ndjejmë që na mungon diçka. “Të duash” do të thotë të shpresosh, të lidhësh gjërat me personat sipas nevojave tona. Nëse nuk na kthehet ajo dashuri, vuajmë. Kur personi që e duam nuk na e kthen ndihemi të frustruar dhe të zhgënjyer. Nëse duam dikë, kemi disa pritshmëri. Nëse personi tjetër nuk na jep atë që presim, mbetemi keq. Ka një mundësi që tjetri të shtyhet të veprojë në mënyrë të ndryshme nga sa duam ne, sepse nuk jemi të gjithë njësoj.

“Të dashurosh” do të thotë të dëshirosh më të mirën për tjetrin edhe atëherë kur motivet janë të ndryshme. “Të dashurosh” është t’i lejosh tjetrit të jetë i lumtur edhe atëherë kur rruga e tij është e ndryshme nga e jona. Është një ndjenjë pa interes që lind nga vullneti i të dhuruarit, i të ofruarit plotësisht nga thellësia e zemrës. Për këtë arsye dashuria nuk do të jetë kurrë një burim vuajtjeje. Kur një njeri thotë që ka vuajtur nga dashuria, në fakt ka vuajtur nga të dashurit. Vuhet nga shkaku i lidhjes. Nëse dashurohet vërtetë, nuk mund të ndihesh keq, sepse nuk presim asgjë nga tjetri. Kur dashurojmë e ofrojmë veten tonë pa kërkuar asgjë në këmbim, për faktin e vetëm të kënaqësisë së “të dhënit”. Është e qartë se ky vetëofrim dhe dhurim pa asnjë interes zë vend vetëm, nëse ka njohje. Mund të dashurojmë dikë vetëm atëherë kur e njohim me të vërtetë, sepse të dashurosh do të thotë të bësh një kërcim në boshllëk, t’ia besosh jetën dhe shpirtin. Shpirti nuk mund të dëmshpërblehet. Të njihesh do të thotë cilat janë gëzimet e tjetrit, cila është qetësia, cilat janë mëritë, beteja dhe gabimet e tij. Dashuria shkon përtej mërive, betejave dhe gabimeve dhe nuk është prezente vetëm në momente të gëzueshme. Të dashurosh do të thotë të besosh plotësisht tek fakti se tjetri do të jetë gjithmonë, çfarëdo që të ndodhë, sepse nuk na detyrohet asgjë, nuk bëhet fjalë për një zotërim tonin egoist, por i një shoqërie të heshtur.

Të dashurosh do të thotë që nuk do të ndryshojmë me kalimin e kohës, as përmes stuhive dhe as përmes dimrave. Të dashurosh do të thotë t’i atribuosh tjetrit një vend në zemrën tonë, me qëllim që të mbetet në cilësinë e një partneri, babai, nëne, vëllai, fëmije, miku. Të dashurosh do të thotë të dish që edhe në zemrën e tjetrit ka një vend të veçantë për ne. Të japësh dashuri nuk e shteron cilësinë, përkundrazi e shton. Dhe për ta shkëmbyer gjithë këtë dashuri lipset të hapësh zemrën dhe ta lesh veten të dashurohesh.

Tani e kuptova, – u përgjigj trëndafili pas një heshtjeje të gjatë.

Më e mira është ta jetosh, – e këshilloi Princi i vogël.

Një mësim tjetër na vjen nga budizmi. Aty pohohet se, nëse dëshirohet një lule sepse e do e këput dhe e merr me vete. Nëse e dashuron, përkundrazi e ujit çdo ditë dhe kujdesesh për të. Kur dashurojmë dikë e pranojmë për atë që është dhe i mbetemi përkrah dhe përpiqemi të lemë gjithmonë tek ai një gjurmë lumturie dhe gëzimi. Ndenjat duhet të vijnë nga pjesa më e thellë brenda nesh për të qenë të pastra dhe të thella. Për këtë arsye është thelbësore të bësh një ushtrim të brendshëm dhe ta pyesësh veten nëse po sillemi drejt, nëse po i menaxhojmë lidhjet tona dhe ndjenjat tona, apo nëse jemi konfuzë për të atribuar fjalë të thella e të përhershme në marrëdhëniet tona.

 

/Burimi: bota.al/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here