“Të bësh abort është si të punësosh një vrasës me pagesë”

Papa Françesku ka krahasuar abortin me punësimin e një vrasësi me kontratë,

“Ndërprerja e shtatzënisë është sikur po eliminon dikë … Heqja e një qenie njerëzore është si të përdorësh një vrasës me kontratë për të zgjidhur një problem,”-tha Papa gjatë një fjalimi në Vatikan.

Në fjalimin e tij, Papa argjentinas shprehu pakënqësinë ndaj zhvlerësimit të jetës njerëzore.

‘Si mund të jetë një veprim që i jep fund një jete të pafajshme të jetë terapeutike, i civilizuar apo njerëzor?’-shtoi ai.

Francis këtë vit kundërshtoi një projekt-ligj që legalizonte abortin në Argjentinë.

Në gusht, mijëra katolikë argjentinas hoqën dorë nga anëtarësimi i tyre në kishë për të protestuar kundër kundërshtimit të Papës ndaj projekt-ligjit.

Kjo vjen pasi Papa Françesku tha se djalli po punon për të minuar Kishën Katolike .

Ai tha se Satanai duhet të fajësohet për skandalet e abuzimeve seksualë dhe i ka kërkuar katolikëve anembanë botës të thonë një lutje të veçantë çdo ditë në tetor, në përpjekje për ta mundur atë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here