Tavë kosi

Përbërësit
300 gr mish qengji
1 kokërr vezë
5 gr kripë
10 gr miell
200 gr kos
15 gr oriz
30 gr gjalp.

Përgatitja
1
Marinoni mishin e qengjit me kripë dhe gjysmën e gjalpit. Piqeni në furrë.
2
Rrihni pak vezën dhe përziejeni me kosin.
3
Skuqni me pjesën tjetër të gjalpit miellin.
4
Hiqeni nga zjarri dhe përziejeni mirë me kosin dhe orizin.
5
Rregullojeni shijen me kripë. Vëreni mishin në një tavë balte dhe shtoni përzierjen e kosit.
6
Futeni në furrë dhe piqeni në 180 gradë, derisa sipërfaqja të formojë një kore ngjyrë kafe.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here