Tavë korani

Përbërësit
1.5 kg peshk koran (i pa pastruar)
4 kokrra qepë
3 kokrra domate
2 karotë
3 copë gjethe dafine
erëza (të ndryshme)
kripë
piper i zi
Përgatitja
1
Kaurdisim qepën me erëza, dafinë, piper të zi (kokërr dhe të bluar), kripë dhe erëza peshku pluhur.
2
Gjatë kavardisjes shtojmë karota dhe domate të qëruara nga lëkura.
3
E lemë qepën derisa të regjet në zjarr të ngadalshëm duke i shtuar pak ujë.
4
E ndajmë koranin përgjysmë, pastaj e ndajmë në copa më të vogla që marinohen me kripë dhe piper.
5
Korani i marinuar vendoset në skarë dhe lihet aty (duke e kthyer nga të dyja anët) për gati 8 minuta derisa të marrë faqe.
6
Në tavë shtrojmë gjysmën e sasisë së qepës së parapërgatitur dhe mbi të vendosim me kujdes copat e peshkut.
7
Shtrojmë gjysmën tjetër të qepës sipër dhe tavën e fusim në furrë me temperaturë 220˚C.
8
Pas 35 minutash tava është gati për t’u shërbyer.
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here