Tahiri, ofertë apo presion Ramës:Të mblidhemi, të godasim palaçot në politikë

Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri doli këtë të enjte në një konferencë shtypi, ku tha se ka dalë i pastër nga prokuroria italiane. Në të vertetë Tahiri po hetohet nga prokuroria shqiptare, ndërsa në Itali nuk ka patur hetim për ish-ministrin tonë të brendshëm.

Megjithatë një dokument e ka marrë nga prokuroria italiane.

Ndërsa pjesa e grupit të drogës që akuzohet dhe po hetohet janë brenda në qeli. Ish-ministri tha se “Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Kam 1 vit që hesht. Zgjodha të mos bëja politikanin, siç kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar kurrë. Kanë blerë prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e media. Zgjodha të bëj qytetarin, të mos bëj politikë. Por të pres hetimet. Kam heshtur vetëm unë. Gazetarët plasin lajme bombastike për mua. Por unë s’kam bërë asgjë tjetër veçse kam qeshur. Disa të tjerë që bëjnë sikur më njohin, por s’më kanë njohur kurrë. Menjëherë pas tyre ambasadorë që flisnin për mua, gjë që në vendet e tyre s’do e bënin dot kurrë. Kanë gënjyer për mua çdo ditë. Ndërsa unë kam pritur të vërtetën time. Kam patur dhe kam shumë për të thënë. Sot unë kam vendimin e Gjykatës italiane ku provohet se nuk jam i përfshirë në asnjë aferë të paligjshme”, u shpreh Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se tani që Italia e tha fjalën e saj të fundit për të, duke e nxjerrë të pastër, pret që fjalën e fundit ta thotë edhe drejtësia shqiptare.

“Italia nuk bëri politikë për mua, por hetim. Dhe e tha fjalën e fundit. Beteja ime do të vazhdojë deri në ditën e fundit kur drejtësia në Shqipëri të thotë fjalën e fundit. Pas kësaj, unë jam i lirë. Unë nuk do të resht së luftuari për të vërtetën”, theksoi Tahiri.

“Unë jam krenar për çdo ditë të punës time, edhe kam gabuar, por kam punuar. Sado të hedhin baltë këtë nuk e mohojnë kurrë. Mendoni pak sa mijëra e mijëra qytetarë që nuk flasin sot dhe unë bërtas fort për padrejtësinë time. Ka njerëz që nuk marrin dot pronën, nuk gjejnë kafshatën e bukës, sado mundohen. Jam rrëzuar e ringritur, por kam mësuar se përballë padrejtësisë ka vetëm një rrugë, e cila është e vërteta. Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit. Unë e provova vetë dhe jam duke e provuar se nuk më kanë munguar njerëzit e mirë. Unë jam Saimir Tahiri që kam qenë dhe do vazhdoj të jem i njëjti”-u shpreh Tahiri nga oborri i hotel Rogner.

Sajmiri Tahiri tha se e kishte sulmuar ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe oligarkët. Por të kujt janë oligarkët dhe kë mbështeste Donald Lu, e dinë të gjithë shqiptarët. Oligarkët janë kembë e krye me kryeministrin Rama. Donald Lu, ishte pa hezitim pro Ramës, edhe kur kanabisi i viteve të ish-ministrit Tahiri bëri namin në mbarë Shqipërinë.

Pra kujt ia kërkon llogarinë Sajmir Tahiri? Ramës? Apo kujt? Kur thotë se “njerëzit me zor jetojnë sot”, natyrisht që fatin e tyre e ka qeveria Rama.

Sajmir Tahiri kur tha se “Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit…”, nuk ka se si të mos e ketë patur kundër kryeministrit, apo i bëri prapë presion Ramës me dosjet që thonë se ai ka në Frankfurt, duke i kërkuar hapur që të urdhërojë prokurorinë ti mbyllë dosjen. Tahiri po punon fort me prokurorinë që të pushohet çështja penale, pra të shpallet i pafajshëm.

Por janë shumë pikëpyetje publike se si do ti përgjigjet prokuroria opinionit publik:

Çfarë përgjigje japin për 800 mijë eurot në makinën e Orest Sotës, mikut të tij, kapur në Elbasan? Po patentat për skafin në makinën në fjalë, si u gjetën? Po Habilajt a janë favorizuar në kanale policore shtetrore për rrjetin e drogës në Itali dhe me gjerë? Po një urdi oficerësh dhe ish-drejtuesish policorë që janë nën hetim e në arrati a janë pjesë e zinxhirit të bandës që drejtohej në ministri të brendshme? A e ha njeri se një “Sajmir-shofer” qënka përgjimi i cili kishte fuqi hyjnore për të hapur udhën me polici krejt bandës së Habilajt? Pra nuk flitej për Sajmir Tahirin, po për një “Sajmir-shofer kamioni”?!

Po kanabisin e lejoi vetë ish-ministri apo i dha porosi kryeministri? Nëse e ka shkelur ndërgjegjen para gjithë kësaj kështjelle kanabisi, a ka përfituar kryeministri?

Kujt iu drejtua sot Sajmir Tahiri me togfjalëshin “të rrëzojmë palaçot”; opozitës dhe kundërshtarëve në PS apo direkt kryeministrit. Kush ia dha gazetën historike të PS, “Zëri Popullit”, Edi Rama apo Gramoz Ruçi? Apo synon të detyrojë Ramën që t’i jap pafajsinë dhe ta rikthejë në politikë si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë?

Janë shumë pyetje që la pa përgjigje ish-ministri, sot në konferencë shtypi.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here