Spahiu: Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit te parave të drogës

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka deklaruar se vendi është kthyer në ekonomi të pastrimit te parave të drogës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spahiun shkruan se Banka e Shqipërisë ka raportuar që ka rënë qarkullimi i parasë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002, por kjo bie ndesh me shifrat e rritjes ekonimike, që sipas deputeti nuk janë reale.

Postimi i deputetit Përparim Spahiu:

Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit te parave të drogës!

Banka e Shqipërisë raporton që ka rënë qarkullimi i parasë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002.

Kjo bie ndesh me shifrat e rritjes ekonimike, shifra që une besoj fort nuk jane reale, ashtu siç doli dhe mashtrim, gjoja ulja e borxhit, ku si KLSH por dhe FMN e raportojne mbi 70%.

Ne kemi nivelin më të lartë të qarkullimit të parave jashtë bankës, raporton po Banka e Shqipërisë.

Gjithashtu raportohet rënie e kreditimit për kompanitë dhe individët në sistemit bankar.

Tani pyetjen se ku gjenden parate, kur raportohet ulje te saj ne qarkullim, njekohesisht dhe ulje kreditimi nga sistemi bankar, pergjigja eshte shume e thjeshtë:

Ekonomia shqiptare ne varesi totale nga paraja që hyn nga droga, korrupsioni dhe trafiqet ilegale të të gjitha llojeve!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here