S’ka psikolog për policët

Ende janë nën hetim rastet e vetëvrasjeve në radhët e forcave të rendit. Por sindikalistet e gjejnë një nga arsyet te mungesa e trajtimit psikologjik të policëve. Ata thonë se 80 përqind e efektivëve jetojnë në stres shumë të fortë.

Arjon Mance punonjës i gardës, ish-komando në Afganistan i dha fund jetës të martën në gjendje të rënduar psikologjike. Me 30 qershor u vetëvra gardisti Shkëlzën Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm. Më herët edhe dy punonjës policie i dhanë fund jetës dhe ngjarjet u komentuan si tronditje e rëndë psikologjike për shkak të vettingut.

Pas kësaj tabloje qëndron fakti se në policinë e shtetit nuk ka një strukturë që të konstatojë, apo trajtojë problemet që shfaqen punonjësit e policisë për shkak të stresit të lartë në punë. Vetëm punonjësit e repartit special RENEA, kane psikologë që kujdesen për ta.

“Punonjësit e policisë në terren kanë nevojë të jenë të kontakt të vazhdueshëm me psikologun për të parë nivelin e lartë të stresit. Nga një studim i fundit i strukturave të ministrisë së shëndetësisë rezulton se më shumë se 80 % e punonjësve të policisë së shtetit janë nën stres”, u shpreh Sadetin Fishta, kreu i sindikatës së policisë.

Sipas sindikatës së uniformave blu, punonjësit e policisë gjenden nën stres të vazhdueshëm për shkak të orëve të zgjatura në detyrë, transferimet e herëpashershme, por edhe probleme familjare që mund të kenë. Problem mbetet edhe mungesa e trajtimit ushqimor si vonesat me pagesat e orëve shtesë së punës. Niveli i stresit lidhet drejtpërdrejtë edhe më performancën e një efektivi policie gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërkohë edhe të Iraku dhe Afganistani nuk kanë asnjë trajtim apo rehabilitim pas kthimit duke shfaqur depresionin post traumatik të ushtarëve që kthehen nga lufta. I tillë duket se ishte edhe rasti i gardistit Arjon Mançe. /Top Channel/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here