Si të rrisni fëmijë të ndershëm

Për çdo prind qëllimi është të rrisin një fëmijë të ndershëm, të besueshëm dhe të hapur, por me gënjeshtrat e bardha, të cilat janë të pranishme në jetën e përditshme, si mund të mendoni se po rrisni fëmijë të ndershëm? Rick Weissbourd, lektor në Shkollën e Edukimit në Harvard, ka disa sugjerime sesi duhet folur me fëmijët rreth gënjeshtrës dhe sesi të bëhen të ndershëm.

1.Inkurajoni ndershmërinë

Nuk është për t’u çuditur se hapi i parë për t’u siguruar se po rrisni fëmijë të ndershëm është inkurajimi i ndershmërisë. Megjithatë ka një përjashtim për këtë, ndonjëherë të gënjesh për një arsye të mirë ose të mos thuash të gjithë të vërtetën mund të jetë e domosdoshme.

Si fillim flisni me fëmijët dhe tregoni pse duhet të jenë të vërtetë. Nëse duan që miqtë dhe familja t’u besojë asaj që thonë, ata duhet të thonë të vërtetën gjithmonë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Premtoni se edhe ju do të jeni të sinqertë me ta, kështu që të dyja palët kanë mundësinë të krijojnë besim tek njëri-tjetri. Tregojuni atyre se edhe nëse bëjnë gabime, ata duhet të vijnë tek ju dhe të thonë të vërtetën, në vend që të përpiqen ta fshehin atë. Ndonjëherë një gënjeshtër e bardhë nuk përbën problem, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjenjat e dikujt ose sigurinë e tyre.

Fëmijët mund të gënjejnë kur një i panjohur i pyet për informacione personale, ose kur dikush ju jep një dhuratë që nuk i pëlqen, mund të thonë se ju pëlqen për të mos lënduar tjetrin.

2.Jepni modelin e ndershmërisë

Majmuni shikon dhe bën atë që shikon, veçanërisht kur fëmijët janë shumë të vegjël. “Ne nuk mund t’u themi fëmijëve të bëhen të ndershëm dhe më pas e prishim dukë thënë gënjshtra të bardha”-tha lektori.

Tregoni kujdes të veçantë për të dhënë modelin e sjelljes tek fëmijët. Për shembull, nëse jeni duke folur me partnerin tuaj rreth diçkaje që doni ta shmangni dhe thjesht thoni se jeni të zënë dhe fëmijët tuaj e dinë që nuk jeni, shpjegohuni pse zgjodhët të gënjeni dhe  mendoni çfarë mund të bëni më mirë herës tjetër.

3.Lavdëroni ndershmërinë

Lavdërojini fëmijët nëse ata ju thonë të vërtetën në një situatë që ju e dini se për ta nuk ka qënë e lehtë të tregohen të sinqertë. Të thuash të vërtetën kërkon kurajo, dhe ne duhet ta lavdërojmë kurajon.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here