“Sekreti ynë”

Poezi nga Albina Gjergji – 

Nuk ia them askujt
që zemra ime
ka fillue me u “sjellë keq”.
Kohët e fundit
që të takon orar pa orar
në shkallët e trupit
rënqethun prej të ftoftit
T’çarçafëve ende të pashtruem.

Prej stuhisë së ndjenjave,
askujt nuk ia them që
edhe krahanori
po më del vendit…

Askujt nuk ia them!

As ty që, me siguri,
të duhet me e ruejtë
të njajtin “sekret”!

Të paktën…
deri në finalen e madhe.

Askujt nuk ia them!
As ty, pra, as ty…

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here