Sardenja në gjunjë nga moti i keq

Moti i keq me shira të shumë ka gjunjëzuar prej 24 orësh rajonin e Sardenjës në Itali. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati, përmbytje të mmëdha e bllokimin e rrugëve në mjaft zona.

Situtata është në evolucion e Agjensia e Informacionit Ansa sapo ka shpërndarë pamje shokuese nga situata në Sardenja.

Një pjesë e rrugës shtetërore 195 që lidh qytetin e Cagliarit me komunën Capoterra, është e bllokuar. Ura mbi lumin Santa Lucia është shembur duke e bërë të pa qarkullueshme dhe duke ndarë në dysh këtë rrugë,

Gjithashtu në një pjesë të saj asfalti është carë duke provokuar një gropë të thellë disa metrash.

Zyra e mbrotjes civile ka lajmëruar dhe për orë në vijim, rrezikun e lartë hidrogjeologjik në rajonin e Sardenjës. Reshje të shumta shiu parashikohen dhe gjatë orëve të ardhshme të shoqëruara me erë të fortë e breshër.

Situata është mjaft preokupuese sidomos në komunën Capoterra ku dalja  e lumit Santa Lucia ka përmbytur të gjithë qytezën. Skudrat e shpëtimi po veprojnë në terren për të shpëtuar banorët e zonave të mbetur të bllokuar nga uji.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here