Sandalet

Poezi nga Alda Merini – 

Ke harruar sandalet e dashur,
sandalet e tua të preferuara,
i gjeti poshtë krevatit tim
pastruesi
duke fshirë në mbrëmje
gjeti sandalet e tua;
hajde merri sandalet e tua e dashur
sandalet prej druri
sandalet prej druri biblik
hidhja në fytyrë Atit
që na ndau nga zemrat.

/Përktheu nga italishtja Ben Meçe/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here