Rrokaj: Qeveria të lërë mënjanë demagogjinë me tarifat dhe të marrë përgjegjësinë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj i bën thirrje qeverisë që të lërë mënjanë demagogjinë dhe të fokusohet tek zgjidhja e problemeve të ngritura nga studentët që prej dy ditësh janë detyruar të dalin në protestë ku kërkojnë: anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Ish-dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë thekson se kjo ndodh, sepse Qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, siç premtoi në vitin 2014

Reagimi i Shezai Rrokajt

Para këtij miratimit të ligjit të ri në vitin 2015 tarifat i propozonin IAL-të dhe i miratonte qeveria, kurse me këtë ligj ajo ‘lau duart duke ua lënë në derë’ përgjegjësinë universiteteve. Por përse më parë ajo nuk i uli tarifat? Përse nuk shprehet sa është tavani dhe dyshemeja e tarifave sikundër ligji e kërkon? Përse nuk i subvencionon sipas standardeve të njohura IAL-të? Kjo ndodh sepse Qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, siç premtoi në vitin 2014. Ndryshe nga vendet e OECD-së, dhe gjithë rajoni buxheti për arsimin është vetëm 3,2%. Kurse universitetet mbështeten vetëm me 0,5% të PBB-së. Me këto fonde nuk mbulohen as 12 muaj paga. Ndërkaq vetëm me paratë e 2 km rrugë, si ajo e unazës së re, tarifat barazohen me ato të rajonit. Kjo është arsyeja kryesore e tarifave të larta dhe pagave më të ulta në rajon për pedagogët. Mungojnë fondet për kërkim dhe bibliotekat on line për studentët dhe pedagogët. Që prej Amerikës e Evropës, me në krye Finlandën, investimi për arsimin shkon në 7% të PBB-ve të tyre, sepse kudo është kuptuar se investimi në kapitalin njerëzor është më dobiprurës se çdo investim tjetër. Krejt ndryshe, qeveritë shqiptare kanë ndjekur politika demotivuese, deri në frenuese, sepse asnjëherë bota akademike nuk është parë si partner zhvillimi. Madje pushteti politik e ka parë me një cmirë e xhelozi bizantine, duke i detyruar njerëzit e dijes ose të largohen, ose të qendrojnë, por të shkurajuar për rritjen e cilësisë në edukim.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here