“Ronaldo shumë i vjetër, nuk vlen 200 milionë euro”

Uli Hoenes rikthehet të thumbojë Juventusin. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Bild” presidenti i Bayernit ka kritikuar bardhezinjtë për blerjen e Cristiano Ronaldos gjatë verës së fundit për shifrën e 100 milionë eurove.

“Do ta merrnim me sy mbyllur nëse do të ishte 24 vjeç, por ai tashmë është 33 … Këtë operacion nuk do ta kishim bërë kurrë”, ka deklaruar numri një i Bayernit.

Në fakt portugezi ka treguar se mosha nuk është aspak problem për të pasi është golashënuesi më i mirë në Seria A me 10 gola së bashku me Piatek dhe është futbollisti më vendimtar i bardhezinjve si në Champions ashtu edhe në Seria A ku ka luajtur të gjitha ndeshjet. /Koha Jone/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here