Ronaldo ka një “ngërç” te Juventusi, nuk ka shënuar ende asnjëherë nga…

Cristiano Ronaldo ka arritur që të përshtatet më së miri me kampionatin italian. Portugezi, i cili fitoi trofeun e lojtarit më të mirë nga “Globe Aëard 2019”, ka arritur që të jetë menjëherë protagonist me skudrën bardhezi. Cr7 është golashënuesi më i mirë në Itali me 14 gola dhe 5 asist, i ndjekur nga Piatek me 13 gola dhe Quaglliarella me 12.

Ronaldo pas vështirësive që hasi në tre ndeshjet e para, u përshtat më së miri me mbrojtjet e ekipeve italiane duke arritur që të gjejë shpesh herë rrugën e rrjetës. Ai ka arritur që të shënojë me të djathtën, me të majtën, me penallti, me kokë, por ende nuk ka mundur që të realizojë nga goditjet e dënimit.

Numrat e Cr7 janë impresionues, por goli i fundit që ka shënuar nga goditjet e lira është në Kupën e Botës. Ylli portugez në vitin 2019 ka një ndër objektivat kryesor që të shënojë golin nga goditjet e dënimit. /Koha Jone/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here