Revolucioni i Guardiolës, stërvitje me dron te Manchester City

Pep Guardiola përgatit një revolucion të ri te Manchester City në stërvitjet e klubit anglez. Sipas tabloidit “The Sun”, strategu spanjoll ka kërkuar që asistentet e tij të fillojnë praktikën për drejtimin e dronëve.

Qëllimi i tij kryesor është që të regjistrojë punën e bërë nga skuadra, në lidhje me përmirësimin e anës aktive. Gazeta angleze gjithashtu shkruan se Guardiola “ka një sy shumë të mirë për detaje dhe gjithmonë kërkon mënyra për të përmirësuar gjërat”.

Ai nuk është teknik i parë që merret me teknologjinë në stërvitje. Trajneri kombëtare spanjolle, Luis Enrique Martinez, përdor një tribunë për të regjistruar sesionet përgatitore të skuadrës kombëtare dhe për të marrë një perspektivë të ndryshme, ashtu siç bëri te Roma, Celta Cigo dhe Barcelona, klube ku ai ka qenë trajner. /Koha Jone/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here