Rama:Lul-artisti, ke 23 padi për shpifje. Zgjedhjet po vijnë, mbahu fort

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj konferencës për media të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Rama thotë se në deklaratën e kreut të opozitës, Departamenti i PS Antishpifje ka gjetur material për 23 padi.

Pritet që kryeministri Edi Rama të nis procedurat për kallëzim ndaj kreut të PD-së. Në reagimin e tij, Rama përmend edhe zgjedhjet që po vijnë. Ai thotë që tani ka nisur shqetësimi i Bashës për zgjedhjet, ndaj e paralajmëron të mbahet fort.

Artist, jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë. E di xhan e di, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës.  Mbahu fort”,- shkruan kreu i qeverisë.

Nuk dihet nëse kryeministri e ka fjalën për zgjedhjet e qershorit që vjen, apo ka në mendje atë që deklaron Lulzim Basha, se zgjedhjet mund të vijnë dhe më herët dukë futur vendin në proces elektoral të parakohshëm parlamanetar.

Edi Rama

@ediramaal

Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje😳Konferencë shtypi me diare intensive më thonë🤭E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës😉Mbahu fort🥚

Twitter Ads info and privacy

Basha deklaroi sot se dosja “Dako” dhe “Tahiri” janë shembujt e kriminalizimit të qeverisë dhe drejtimit të vendit nga një klikë kriminale.

“Fenomeni i bashkëpunimit me krimin ka qenë strategji për zgjedhjet dhe për të mbajtur pushtetin”, -Kështu u shpreh Lulzim Basha në një deklaratë për mediat paraditen e së martës, duke iu referuar qeverisë. “Sot, kundërshtari ynë politik është i kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të PS-së që mos të jetë eksponent i krimit”, tha Basha.

Video/Konferenca e Lulzim Bashës për gazetarët, ndaj se cilës Rama do bëj 23 padi

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here