Rama pritet me protesta në Librazhd, ndërron intinerar dhe futet në rrugë dytësore

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit, ku simpatizant të PD-së kanë hedhur sende drejt makinës së kryeministrit, por jo vetëm.

Me thirrjet “Rama ik” qytetarët janë përplasur edhe me policinë, e cila ishte vendosur para turmës së protestuesve në mënyrë që këta të fundit të mos cënonin eskortën e kryeministrit.

Pas protestës së qytetarëve eskorta e kryeministrit ka ndërruar intinerar, duke u futur në një rrugë dytësore.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, PD vendosi krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal.

Gjithashtu protestat e shoqëruan kryeministrin edhe në takimin e Prrenjasit.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here