Qeveria “Rama”, marrëdhënie diplomatike me shtetin e parajsave fiskale më sekrete në botë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Saint Kitts dhe Nevis. Saint Kitts dhe Nevis, e njohur ndryshe dhe si Federata e Shën Kristofor dhe Nevisit janë dy ishuj prej 261 kilometra katrorë në karaibe që janë shpallur të pavarur nga Britania e Madhe në vitin 1983.
Saint Kitts dhe Nevis janë shteti më i vogël në botë, si territor,  që ka shpallur pavarësinë.

Në arenën ndërkombëtare Saint Kitts dhe Nevis nuk njihet nga shumë shtete dhe nuk është pjesë e organizatave ndërkombëtare.
Por ishujt shtet janë të njohur në botë si vendi më sekret për parajsat fiskale. Të gjendur mes Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut, dhe me një varësi të fortë nga Britania e Madhe, shteti me rreth 50 mijë banorë cilësohet si një nga vendet më ideale për fshehjen e pasurive.
Pas krizës botërore financiare të vitit 2008, si dhe pas zbulimit të skandaleve për parajsat fiskale si “Panama Peaper”, paratë e pista janë kanalizuar në vende gjithnjë e më pak të njohur. Vitet e fundit ky shtet ka qenë pjesë e listës së vendeve ku bëhet pastrimi më i madh i parave.
Gazeta britanike “The Guardian” në një artikull të ditëve të fundit e vlerëson Saint Kitts dhe Nevis si vendin më sekret për fshehjen e parave. Ligjet e këtij vendi, sipas “The Guardian” kanë krijuar mundësinë që llogaritë bankare të kompanive të jenë më të sigurta se bankat e Zvicrës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here