Prokuroria belge kërkon dëshminë e Bashës lidhur me “Toyota Yaris”

Prokuroria e Belgjikës kërkon të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris” në muajin qershor të vitit të kaluar në Durrës.

Pas kësaj kërkese Kriemt e Rënda kanë caktuar një seancë pyetjesh për kreun e Partisë Demokratike.

Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa sot në pyetje janë marrë personat e mësipërm, të cilët kanë mohuar të kenë patur dijeni pë sasinë e parave.

Kujtojmë se për këtë rast ka patur edhe akuza të forta politike mes Partisë Demokratike, i cila ka treguar gishtin drejt Taulant Ballës, si të përfshirë. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë, ndërsa përballja mes tyre vijon

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here