Primo Shllaku: Toskërishtja na u imponua ushtarakisht

Shkrimtari Primo Shllaku, në një diskutim për gjuhën shqipe me gazetarin Mustafa Nano, tha se standardi i gjuhës që ne përdorim sot është zgjedhje ushtarake. Sipas tij, në vitin ku u mblodh kongresi nuk na duhej standardi sepse kuptoheshim.

“Kongresi i vitit 1972 ishte një zgjedhje ushtarake, jo një zgjedhje kulturore, sepse kujtdo duhet ti dhimbte dora. Me çfarë kam kuptu unë nga reflektimi në lidhje me Eqerem Çabejn, të cilit pa dyshim do t’i takonte nderi të ishte në krye të pilotimit të kësaj nisme, dhe i takoi dikujt tjetër që ishte komisar, tregon se kemi të bëjmë me një zgjedhje ushtarake. Në atë kohë ne nuk na duhej standardi. Ne gjuhën e kishim. Mirëkuptim dhe kuptim njëri-tjetrit ia kishim në shkallën optimale dhe u bë një zgjidhje e cila i hapi të gjitha anomalitë që ka tosknishtja, ia hapi dyert për t’u ba normë, dhe me gjithë gegnishten me ruajtjen e formave, u përjashtua”, thotë Shllaku.

Sipas tij, e keqja më e madhe ishte se nuk mbaroi puna aty. Sepse, u tha tjetër gjë dhe u realizua tjetër gjë. Gjithçka ishte pjesë e propagandë.

Shllakut shprehet se “na duhet një gjuhë që duhet t’i ketë embrionalisht të dyja”.

“Se si duhet të jetë ajo, këtë nuk e di. Gabimi që është bërë i ka dhënë një goditje të rëndë kulturës shqiptare”, shprehet ai.

Për sa i përket ditëve të sotme, shkrimtari theksoi se sfida nuk mbetet më tek gjuha, por te shkrimi.

“Sfida nuk është më gjuha. Problemi është a di me shkrua mirë! Ky është problemi. Kam dasht me u than të tjerëve që ne jemi brenda atdheut tonë, brenda shtëpisë tonë dhe nëse nuk mund të çojmë çfarë do lloj flamuri, ngjyrën e tjegullave mund ta bëjmë si të kemi qejf”, tha Shllaku.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here