Presidenti rrëzon përsëri Ligjin-Pazar për Teatrin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Presidenti Ilir Meta ktheu dje për herë të dytë për shqyrtim në parlament ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë ose siç quhet ndryshe, ligji për shembjen e Godinës së Teatrit. Ligji i miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste parashikon ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar duke prishur objektin ekzistues, por prapë e fitonte firma Fusha, e paracaktuar nga kryeministri. Në kthimin e ligjit për herë të parë, Presidenti Meta rendiste nëntë arësye se përse ky ligj nuk mund të dekretohej. Mes të tjerash, kreu i shtetit argumentonte se projekti i qeverisë shkelte Kushtetutën, nuk lejonte garëtë ndershme dhe ligjore mes kompanive që do ndërtonin projektin, por bëhej ligj vetëm për një kompani të veçantë, nuk merrte parasysh Konventën Europiane për ruajtjen e pasurive historike dhe kulturore, si dhe binte ndesh me një sërë ligjesh të Shqipërisë. Praktikisht mazhoranca e kishte bërë ligjin vetëm për një njeri.
Partia Socialiste në Kuvend e mori në shqyrtim ligjin dhe vërejtjet e presidentit duke premtuar se do të kishte amendime serioze. Vetëm me një votim, PS pranoi dekretin e Presidentit që rrëzonte ligjin dhe votoi, po në një natë, disa amendime që në thelb ndryshonin emrin e ligjit dhe krijonin idenë se projekti i ri ishte i pranueshëm. Në fakt ndryshimi kryesor që i bën ligjit ishte se tashmë nuk saktësohej që ndërtimin e teatrit të ri do ta merrte firma “Fusha”, por hapej një garë edhe për kompanitë e tjera. Por ligji, gjoja i ri i qeverisë, vendoste një sërë kriteresh, ku prapë e fitonte firma Fusha. Me këto ndryshime PS pretendon se ka bërë një ligj modern, por në fakt ka harruar se ligji u shpall antikushtetues nga Presidenti për 9 arsye dhe jo vetëm për një arësye. Ndaj dje në dekretin e tij, kreu i shtetit ka theksuar se çështjet për të cilat u kthye ligji herën e parë janë ende tetë çështje në tavolinë të cilat përbëjnë një shkelje kushtetuese. “Veprimtaria e Kuvendit, është e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij. Kuvendi ka votuar sërish një projekt të ri ligjor, të pajustifikuar dhe që në realitet nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij. Kuvendi, me miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës, ka pranuar të gjitha arsyet që e shoqërojnë atë. Në këto kushte, do të duhej që Kuvendi ta rishqyrtonte në themel çdo çështje në mënyrë që, të gjitha konstatimet e Presidentit të gjenin zgjidhje kushtetuese, në funksion të interesit publik. Vendimmarrja e Kuvendit, ka shmangur shqyrtimin e 8 (tetë) prej çështjeve të ngritura në dekretin e Presidentit, me qëllim miratimin e një norme të re ligjore, e cila në thelb paraqet të njëjtat problematika kushtetuese si ligji i mëparshëm”,- shprehet kreu i shtetit në dekretin për kthimin e ligjit.
Por edhe hapja e garës për kompanitë e tjera, duke lënë afat vetëm prej dy muajsh nuk ka asnjë vlerë. Në kaq pak kohë asnjë firmë tjetër nuk mund të bëjë gati një projekt dhe studim për një kompleks godinash me vlerë më shumë se 200 milionë euro. Por dhe një sërë kleckash ligjore të tjera, ku asnjë kompani tjetër konkuruese nuk i bënte dot, sepse gjithçka, edhe në ligjin e ri ishte shkruar që ta fitonte firma Fusha, për të cilën opozita ka akuzuar se është firmë klienteliste e kryeministrit Rama.
Veç kësaj manovre që sipas PS-së plotëson standardet e BE, ligji që mazhoranca dërgoi në Presidencë për herë të dytë kishte dhe një shkelje proceduriale që tentonte të hynte në fuqi duke anashkaluar kreun e shtetit. Duke pranuar dekretin e presidentit që rrëzonte në themel ligjin, PS votoi brenda ditës dhe amendimet, por jo ato që kërkonte Presidenti. Në këtë mënyrë, PS pretendonte se kreu i shtetit nuk do ta rikthente ligjin, pasi Kushtetuta parashikon që presidenti mund ta ushtrojë këtë kompetencë vetëm një herë. Sipas PS, ligji i dërguar në Presidencë do të hynte në fuqi dhe pa pëlqimin e kreut të shtetit. Por në argumentet juridike të Presidencës jepet dhe një leksion juridik për këtë manovër të mazhorancës. “Në rastin konkret ndërmjet dy akteve të miratuara nga Kuvendi, ligjit me nr.37 të miratuar më datë 05 korrik 2018 dhe ligjit nr.37 të miratuar në datë 20.09.2018, megjithëse numri i ligjit ka qëndruar i njëjtë, konstatohen ndryshime, qoftë në parashikimet e qëllimit dhe objektit, por dhe në procedurat e mjetet e parashikuara në secilin prej tyre. Nga një vështrim krahasues i të dy normave ligjore të miratuara nga Kuvendi, rezulton se ka ndryshime, në titullin e ligjit, si dhe në shumë nene të tjera të tij. Një ligj përveç elementëve identifikues të tij si numri, data, titulli, parashikon në përmbajtjen e tij objektin, qëllimin, procedurat dhe mjetet për zbatimin e tij”,- thuhet në dekretin e kreut të shtetit. Pra ndryshimi i neneve kryesore të ligjit, deri edhe titulli tij, i ka dhënë kreut të shtetit hapësirën kushtetuese për ta shqyrtuar projektin e PS si një ligj të ri duke mos e dekretuar sërish atë.
Çështja e ligjit të Teatrit Kombëtar prej gati një viti është kthyer në objekt përplasje mes Qeverisë “Rama”, artistëve, shoqërisë civile dhe opozitës. Janë jo të paktë ata që e kundërshtojnë projektin e për ndërtimin e godinës së re në të njëjtin vend ku ndodhet sot godina historike e Teatrit Kombëtar, aq me tepër që toka e Teatrit do përdoret nga firma private për ndërtime kulla biznesi. Argumente pro dhe kundër për ruajtjen ose shembjen e godinës ekzistuese nuk mungojnë nga të dyja palët. Ndërkohë kreu i shtetit, në dy dekretet e tij e ka trajtuar këtë përplasje në opinion vetëm në aspektin ligjor dhe Kushtetues. Në të dyja rastet, kreu i shtetit është ndalur në bazën ligjore dhe jo ndjeshmëritë mes palëve që janë pjesë e debatit. Ky qëndrim është shërbimi më i mirë që i është bërë debatit për Teatrin Kombëtar, duke i treguar qeverisë që të gjejë rrugët ligjore për projekte të tilla.
Ndaj qytetarë, artistë dhe aktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre dje në mbremje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Protestuesit janë ndalur fillimisht para godinës së Presidencës, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për vendimin e kreut të shtetit që ktheu ligjin në Kuvend.
Ndërkohë Taulant Balla i gjendur ngushtë, pasi nuk dinte ç’të thoshte, pasi akoma nuk ishte lidhur me kryeministrin që ishte në avion duke u kthyer nga Armenia, u përgjigj shkurt para gazetarëve: Do të shqyrtojmë me qetësi e dashuri!
Presidenti, tha ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, i dha mundësinë edhe njëherë mazhorancës që të reflektojnë me kujdes.
Natyrisht që mazhoranca ka humbur qetësinë nga nxitimi për të marrë milionat e eurove të cilat vijnë nëse fillojnë prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here