Presidenca sqaron takimin me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi

Presidenca ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar sot mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu, temë e bisedës mes dy drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar ka qenë dhe procedura e zgjedhjes së kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here