Premier League zbulon futbollistin dhe trajnerin më të mirë për muajin shtator

Eden Hazard është shpallur Lojtari i Muajit në Premier League, për paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë muajit shtator. Sulmuesi belg ka mposhtur sulmuesin e Man City Raheem Sterling, atë të Leicester James Maddison, mbrojtësin e Wolves Willy Boly, sulmuesin e Arsenal-it Alexandre Lacazette dhe sulmuesit e Everton-it Gylfi Siggurdson.

Hazard shënoi 5 gola në 4 ndeshjet e luajtura në Premier League në shtator, duke përfshirë një tregolësh kundër Cardiff-it, përveç golit kundër Liverpool-it, me Chelsea-n që ruajti pathyeshmërinë sezonale. Një muaj më parë triumfoi Lucas Moura i Tottenham-it.

Trajneri i Muajit u shpall Nuno Espirito i Wolverhampton-it, i cili po shkëlqen me skuadrën debutuese. Nuno Espirito pas pas emra të njohur si Jurgen Klopp, Pep Guardiola e Unai Emery.

Premier League
@premierleague

Blue, Belgian, unbeaten & brilliant 🔵

Your @EASports Player of the Month for September, @ChelseaFC‘s @hazardeden10!

Twitter Ads info and privacy

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here