“Plas” te Bayern, stërvitja kthehet në ring boksi

Fitorja ndaj Borussia Dortmund dhe marrja e kreut nuk ka sjellë qetësinë te Bayerni i Munihut.

Sipas asaj që shkruan prestigjozja gjermane “Bild”, dy futbollistët bavarez, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë bërë protagonistë negativ në stërvitjen e sotme.

Duke iu referuar këtyre burimeve, mes sulmuesve ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar në sherr fizik. Sipas raportit polaku dhe francezi kanë shkëmbyer grushte mes tyre.

Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës,  Niklas Süle dhe Jérôme Boateng që situata të tensionohej. Pas këtij episodi, pritej që trajneri i Bayern, Niko Kovac të merrte masa kundrejt tyre, por ai ndryshoi mendim, duke vijuar stërvitjen me të dy lojtarët.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here