E dielë, Nentor 17, 2019
Ballina KULTURE Pikturat murale nga artistë ndërkombëtarë, po transformojnë Patosin

Pikturat murale nga artistë ndërkombëtarë, po transformojnë Patosin

Pikturat murale me elementët e traditës e kanë shndërruar qytetin e Patosit në një vend atraktiv, ku arti përcjell mesazhe interesante duke sjellë një ekuilibër midis mjedisit dhe industrisë së naftës.

“Street Art”-i është parë si një ide gjeniale, e cila i shndërron objektet në vepra të vërteta arti. Artistët, në bashkëpunim edhe me bashkinë Patos, por edhe me disa bashki të tjera në vend, po ndryshojnë monotoninë e shumë ndërtesave dhe pallateve, duke u dhënë ngjyra e forma objekteve të ndryshme.

Ndërveprimi që krijojnë përmes pikturës, fasadave dhe ambientit ku janë vendosur këto vepra arti, sjellin një vëmendje të shtuar për zonën e Patosit. /ata/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here