Përjashtimi i City-it nga Championsi? Ja si reagon Pep Guardiola

Zërat e fundit për përjashtimin e mundshëm të Manchester City-it nga Champions League për sezonin e ardhshëm, nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit Pep Guardiolës. Strategu spanjoll ka kërkuar që të bëhet sa më parë një qartësim i situatës.

“Nëse UEFA do të vendosë për diçka, klubi duhet të dalë me një deklaratë: më pëlqen që gjërat të bëhen kështu, pasi e di për çfarë bëhet fjalë dhe të gjitha këto duhet të marrin fund”, tha trajneri i “qytetarëve” duke ju referuar sanksioneve nga Fair Play Financiar.

Sipas “Football Leaks”, City ka bërë një sërë lëvizjesh të parregullta financiare dhe është e bindur se sezonin e ardhshëm nuk do të luajnë në Champions. /Koha Jone/

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here