Përhapja e abuzimit seksual, ish-Papa Benedikti XVI fajëson revolucionin e viteve 1960

Ish Papa, Benedikti XVI, ka botuar një letër ku fajëson abuzimin seksual të klerikëve duke e bazuar në “lirinë seksuale gjithpërfshirëse” të viteve ’60.

Ai tha se revolucioni seksual kishte përhapur homoseksualitetin në institucionet katolike.

Ndër të tjera, shtoi se pedofilia nuk u përhap deri në fund të viteve 1980 dhe u shkaktua nga “mungesa e Zotit”.

“Zgjidhja e vetme ishte bindja dhe dashuria për Zotin tonë Jezu Krisht”, shkruajti ish-Papa. Letra me 5.500 fjalë u botua në revistën katolike gjermane Klerusblatt, dhe u nda në tri pjesë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here