Performancat zhgënjyese në fushë, Messi: Djali im më kritikon

Lionel Messi nuk është i përjashtuar nga kritikat, madje edhe nga djali i tij Thiago.

Fituesi 5 herë i Topit të Artë konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.

Por kapiteni i Barcelonës, konfirmoi në një intervistë se Thiago nuk është gjithmonë i impresionuar nga loja e tij.

“Ai e kupton futbollin më shumë sepse është më i madhi nga fëmijët e mi. Thiago flet për gjithçka që ka të bëjë me futbollin,”-tha Messi për Soccer World. “Tashmë i kam marrë disa kritika nga djali im.  Barcelona, LaLiga, the Champions League, i ndjek të gjitha. E pëlqen futbollin dhe bën pyetje. Gjithashtu më tregon kur gjërat nuk shkojnë mirë.”

Messi shtoi se më parë nuk i pëlqente të fliste për ndeshjet e humbura, por interesi i 6-vjeçarit e inkurajon atë të analizojë rezultatet zhgënjyese.

“Nuk është më kështu,“-shtoi Messi. “Është gjithmonë e vështirë për të menaxhuar humbjet dhe performancat e këqija. Por Thiago më detyron të flas për atë që ndodhi dhe ti shpjegoj pse nuk fituam. Tani flasim akoma më shumë.”

Messi është baba i 3 djemve,  Thiago, Ciro dhe Mateo.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here