Përdori tharëse në tualet, rryma elektrike i merr jetën yllit të pokerit

Një yll rus i pokerit ndërkombëtar online ka vdekur nga rryma elektrike në banjën e saj në Moskë, raportojnë mediat ruse.

26-vjeçarja Lilya Novikova u gjet nga një fqinj i moshuar pasi mori një telefonatë nga prindërit e saj.

Tifozët e saj të pokerit e njihnin si Lia. Raportet sugjerojnë se ajo pësoi një goditje elektrike fatale duke përdorur një tharëse flokësh në tualetin e shtëpisë, ku jetonte me prindërit.

Ajo ishte e njohur mirë në Twitch.tv, një kanal që transmetonte drejtpërdrejtë lojën online.

Komiteti Hetimor i Rusisë (SK) konfirmoi se pësoi elektroshok. Të gjitha raportet sugjerojnë se ishte një aksident.

E përditshmja Moskovsky Komsomolets (MK) thotë se fqinji është një mik i prindërve të Novikovës dhe ka çelësin e shtëpisë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here