“Për vajzat që ndihen mbipeshë: Ju jeni të bukura, shoqëria është e shëmtuar”

Marilyn Monroe gjithmonë e dinte se si të tregohej një zonjë e vërtetë. Ajo ka qenë gjithmonë e njohur si femër e bukur, por ishte edhe një njohëse e modës së vërtetë dhe rrallë bënte gabime. Ajo ishte e njohur për kombinimet e veshjeve, përdorimin e ngjyrës së kuqe dhe nuk i hiqte takat e larta.

Qerpikët e saj ishin gjithmonë të lyer dhe flokët i mbante me onde gjithmonë.

Ajo kurrë nuk harroi të buzëqeshte, me një mënyrë unike dhe joshëse.

Të gjitha këto e bënin atë një femër unike.

Këshilla e saj të modës, stilit dhe feminilitetit janë ende të vlefshme sot.

Ja cilat janë ato:
– Përdorni gjithmonë buzëkuq me ngjyrë të kuqe.

– Harrojeni fustanin e shkurtër të zi, vishni fustan të bardhë.

– Takat e larta janë miqtë më të mirë të çdo gruaje.

– Stil nuk është vetëm veshja, por edhe qëndrimi.

– Udhëtimi me aeroplan është një mundësi për të qenë elegante.

– Shamia është zgjidhja e duhur, kur flokët e tu janë të “pabindur”.

– Kur jeni në dyshim, vishni pantallona me bel të lartë.

– Veshjet bust janë gjithmonë “in”.

– Edhe kostumet e banjos kanë nevojë për aksesorë.

19 shprehje nga Marilyn Monroe:

1. “E papërsosura është e bukur, çmenduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh qesharak sesa i mërzitshëm.”

2. “Fakti se ju dështuat një herë, nuk do të thotë që ju do të dështoni në çdo gjë.”

3. “Po të kisha zbatuar të gjitha rregullat, nuk do të kisha marrë asgjë.”

4. “Ne të gjithë jemi yje, dhe meritojmë të ndizemi.”

5. “Për të gjitha vajzat që mendojnë se jeni mbi peshë. Ju jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.”

6. “Kur vjen puna për ta, le të mendojnë çfarë të duan.

Nëse ata shqetësohen aq sa të mërziten për atë që bëj unë, atëherë unë jam më mirë se ata.”

7. “Ndonjëherë gjërat e mira largohen, që gjëra më të mira të mund të bashkohen.”

8. “Karriera është e mrekullueshme, por ti nuk mund të puthesh me të, në një natë të ftohtë.”

9. “Një vajze nuk i duhet askush që nuk ka nevojë për të.”

10. “Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni te vetja.

Sepse në qoftë se nuk e bëni ju, atëherë kush do ta bëjë, e dashur?”

11. “Dëshira për tu bërë dikush tjetër është humbja e asaj që je.”

12. “Ne duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi.

Frika është budallallëk.

Po ashtu dhe pendimi.”

13. “Gjërat shkojnë edhe keq kështu që çmojini kur janë mirë.”

14. “Ndonjëherë ju duhet të vendosni kurorën, për t’i kujtuar ata – se me kë kanë të bëjnë.”

15. “Sa gabim është që një grua të presë njeriun që do t’i ndërtojë botën që ajo dëshiron, në vend që ta krijojë vetë atë.”

16. “Poshtë makeup-it dhe pas buzëqeshjes sime, unë jam thjesht një vajzë që lufton për botën.”

17. “Unë jetoj për të fituar sukses, jo për t’ju kënaqur ju e as të tjerët.”

18. “Unë nuk ndalem kur lodhem.

Ndalem kur realizohem.”

19. “Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam femër.

Kështu duhet të ndihen gjithë femrat.”

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here