Patëllxhanë të mbushur me oriz dhe djathë

Përbërësit
3 patëllxhan (të mëdhenj)
100 gr salcë domatesh
200 gr oriz
2 gota ujë
kopër
majdanoz
200 gr djathë i bardhë
1 domate (të prerë në feta të holla)
vaj ulliri
kripë
piper
Përgatitja
1
Prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin. I vendosni në tavën nga Delimano, pasi i keni lyer më parë me vaj ulliri. I rregulloni me kripë dhe i fusni në furrë.
2
Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën. Shtoni salcën e domateve, kripë dhe piper. I trazoni mirë.
3
Tani shtoni orizin dhe ujin. I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanozin.
4
Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët. Sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.
5
Vendosni në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius. Koha për ta shijuar recetën!
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here