Pas aksidentit, vështirësi në ecje për George Clooney

Pak ditë më parë George Clooney u bë protagonist i një aksidenti të rëndë në Sardenja, kur u përplas nga një makinë ndërkohë që udhëtonte me scooter për në setin e xhirimit të serialit televiziv, “Catch-22”, për të cilin po punon.

Pasi u transportua në spital, doli shpejt prej tij sepse nuk kishte dëmtime serioze, përveç një shembjeje të fortë në gjurin e tij.

Pikërisht për shkak të kësaj, ka probleme me të ecurën, siç tregohet edhe nga fotot e publikuara në të përjavshmen italiane “Diva e Donna”.  Seks-simboli hollivudian, i shoqëruar nga Amal ka bërë daljen e tij të parë në publik. Në foto, shtrënguar pas së shoqes, ngjitet në një aeroplan, i shoqëruar nga dy anëtarë të sigurisë dhe duket se ka vështirësi në ngjitjen e shkallëve të avionit…

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here