Partizani tjetër akord me Kamzën, huazon Bitrin deri në fund të sezonit

Partizani vazhdon bashkëpunimin me skuadrën e Kamzës në merkato. Klubi i kuq ka zyrtarizuar huazimin e Eneo Bitrit te skuadra nga periferia e kryeqytetit deri në përfundim të sezonit aktual. Marrëveshja u arrit me pëlqimin e të trija palëve, pasi vetë 23-vjeçari, i cili iu bashkua të kuqve në fillim të këtij sezoni nga Tomori, synon të aktivizohet në vazhdimësi.

Kujtojmë që hapësirat për Bitrin te të kuqtë u mbyllën përfundimisht pas afrimit të Lum Rexhepit, i cili tregoi që në ndeshjen e parë të fazës së tretë të Superiores ndaj Skënderbeut në Korçë që është një vlerë e shtuar për repartin e pasmë të skuadrës së Gegës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here