Odëzat e jetës sime

Nga: Jerry Garcia dhe Robert Hunter (albumi “American Beauty” i grupit “The Grateful Dead”, 1970)
Përktheu: Fadil Bajraj

Në odëzat e jetës sime
Përplot ëndrra të mjegullta joreale
Plot shije që asnjë gjuhë s’mund t’i njohë
Dhe drita që asnjë sy s’mund t’i shohë
Kur s’kishte asnjë vesh për të dëgjuar
Ti më këndoje

E kam kaluar jetën
Duke kërkuar atë që ende s’është kënduar
Kam var veshin që ta dëgjoj këngën
Dhe kam mbyllur sytë të shoh
Kur nuk kishte tela për të lozur
Ti lozje për mua

Në librin e ëndrrës së dashurisë
Ku çdo shkronjë është gjak
Ku të gjitha faqet janë ditët e mia
Dhe të gjitha zjarret po më shuhen
Kur nuk kisha krahë të fluturoj
Ti fluturove tek unë

Ti
Fluturove
Tek unë

Në hapësirat e fshehta të ëndrrave
Ku ëndërroj i çuditur
Kur të tregohen të gjitha fshehtësitë
E të gjitha petalet valëvitën
Kur mbeta pa ëndrra
Ti ëndërroje për mua

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here