“Nuk ka breg në anën tjetër”

Poezi nga Mark Deda – 

Nuk ka breg në anën tjetër
Kot lundron në “qiell” dhe ujë,
Sikur toka, hana s’preken
Do të mbesim si dy t’huej.

Do takohna nëpër rreshta
Nëpër kangë dhe melodi
Nëpër gjethet që l’shon vjeshta
Do t’i shof ngjyrat dashni.

Lundra jote do vjetrohet
Lot’t e ngrohtë kane me e përpî
Nuk ka breg që vjen afrohet,
Në m’kërkosh, m’lyp n’poezi.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here