Nuk duhet të kemi frikë nga plakja

Frika nga plakja është një nga më të zakonshmet. Ja pse duhet të “përqafosh” procesin e plakjes, në vend që të kesh frikë.

Është një frikë pas së cilës janë të fshehura ankthet e ndryshme, dhe për këtë arsye mund të jetë e dobishme për të kuptuar se çfarë me të vërtetë ju frikëson.

A keni frikë se një nga bashkëpunëtorët tuaj më të rinj në moshë, mund t’ju largojë?

Të paturit e një roli pune për disa vite mund të ju jap përparësi. Përvoja e fituar rrit besimin dhe sigurinë e punëdhënësve.

Por mos flini mbi dafina.! Vazhdoni t’i dëshmoni vetes dhe të tjerëve se me përvojën e akumuluar gjatë viteve të punës, ju mund të vazhdoni të përmirësoni aftësitë tuaja, të zhvilloni, të jeni inovativë.

A keni frikë se mos zgjoheni një ditë dhe të mos e pranoni veten në pasqyrë?

Në shoqërinë e sotme të obsesionuar me përsosmërinë, të rinjtë, gjithnjë e më shumë e shoqërojnë plakjen me humbjen e bukurisë dhe madje edhe dashurisë dhe respektit.

Përballe  kësaj, është e rëndësishme të mos dorëzohemi me sipërfaqësinë e pamjes së jashtme.

Fokusojeni vëmendjen tuaj dhe mendimet tuaja mbi të gjitha në gjërat pozitive që keni fituar, ndërtuar, arritur gjatë viteve.

Rrudhat në ballë janë si vija e një tigri të bukur që ka luftuar betejat, sfidat e tij, dhe i ka fituar ato.

Për më tepër, rrudhat nuk janë vetëm shenjat  e viteve, e përpjekjeve, e dhimbjes, por ato ju kujtojnë mbi të gjitha buzëqeshjet që keni dhuruar, të qeshurat, shpërthimet e gëzimit..

Ju vazhdoni të jetoni përkundër viteve të kaluara dhe pengesave të hasura. Ato vetëm mund të vazhdojnë t’ju shoqërojnë në këtë pikë në jetën tuaj.

Miqtë e mirë janë ende në anën tuaj, për të ndarë gëzimet, shqetësimet, aventurat dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ata janë një siguri tani, një konfirmim i shkëlqyer.

Dhe kujtimet. Sa kujtime janë grumbulluar … Momente të çmuara që dëshmojnë për një jetë të jetuar gjithmonë me entuziazëm, me plotësi, me pasurinë e shpirtit dhe burimeve të brendshme.

A keni frikë nga sëmundjet?

Rënia fizike dhe mendore është pjesë e procesit të plakjes natyrore, të gjithë do ta kalojnë atë.

Duke u kujdesur për veten në të gjitha aspektet që nga mosha e hershme (stërvitja, ushqimi, stërvitja mendore, shpirtërore) do t’ju lejojë të jetoni një jetë më të mirë në afat të gjatë.

Pra, mos i humbni ditët tuaja duke menduar se çfarë do të ndodhë kur të plakeni …

Dilni, ecni, buzëqeshni!

Dhe mos harroni se sëmundjet nuk janë shkak i pleqërisë. Ata mund të ndikojnë mbi cilindo në çdo moshë.

Pleqëri do të thotë të kesh më shumë kohë për veten dhe për të tjerët, momente gëzimi, pasionesh për të kultivuar.

Së fundi, mos harroni se me pleqërinë vjen urtësia, qetësia që është ndjekur prej kohësh, një ëmbëlsi e ditëve që është krejtësisht e re.

Vlen të jetosh duke parë përpara, duke jetuar gjithçka!

E përfundojmë me një mendim për të reflektuar:

“Pleqëria është një proces i pashmangshëm, që vjen jo për t’u ndjerë keq”.

(Kabir Bedi)

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here