“Nord Stream 2”, rikthimi i Ostpolitikës, dhe çarja e dukshme franko-gjermane

Nga Frederik Stedeman

Kur të iluminuarit e mbrojtjes dhe politikës së jashtme evropiane dhe të Amerikës së Veriut, u mblodhën në Mynih, aty pati një mungesë që rëndësishme: Emanuel Makron. Presidenti francez, anuloi praninë e tij në këtë aktivitet, duke cituar çështjet më të rëndësishme të brendshme.

Duke pasur parasysh protestat e Jelek-Verdhëve, kjo tingëllon e besueshme. Por kjo nuk i ka penguar disa zyrtarë dhe analistë në Berlin, të spekullojnë se mund të ketë arsye të tjera për këtë mosprezencë. Dhe këtu përfshihet mosmarrëveshja e fundit franko-gjermane mbi gazsjellësin e planifikuar “Nord Stream 2”, që do të transportojë gazin rus nën Detin Baltik deri në Evropën Perëndimore.

Anulimi i pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm nga zoti Makron, përkoi me një shprehje të papritur të skepticizmit nga Parisi, mbi projektin prej 9.5 milirdë dollarësh, që është temë e një shqetësimi gjithnjë në rritje në të gjithë Bashkimin Evropian dhe në SHBA.

Kritikët thonë se ky gazsjellës, do të rrisë ndërvarësinë energjitike të Evropës nga Rusia, duke dobësuar palët e treta sikurse është Ukraina. Nga ajo kohë, dallimet mes Berlinit dhe Parisit janë zbutur, por “Nord Stream 2”, mbetet ende një telash i madh i politikës së jashtme për kancelaren gjermane Angela Merkel.

Duke parë përshkallëzimin e fundit të tensioneve mbi gazsjellësin, mendja ime u kthye pas në kohë, në Moskën e viteve 1970. Si një perëndimor, mbaj mend se u rrita me bisedat mbi Mannesman, projektin e madh të gazjellësit për të transportuar gazin siberian nëpër tokën euroaziatike përmes Perdes së Hekurt, deri në Evropën Perëndimore.

Ajo ishte pjesë e një iniciative më të gjerë të Ostpolitikës, politikës së Vili Brand për rivendosjen e marrëdhënieve të Gjermanisë Perëndimore me fqinjët e saj lindorë, me synim promovimin e paqes dhe përfundimisht duke mundësuar ribashkimin e Gjermanisë. Motoja e Brand ‘Wandel durch Annäherung’ (ndryshim përmes afrimit), kishte një aspekt tregtar: njohja me mirë e njëri-tjetrit, bërja pak biznes, krijon shanset që t’i besohet më shumë njëri-tjetrit, dhe të shmangen kësisoj përplasjet.

Ato gazsjellësa të hershëm, hodhën rrënjë të thella kulturore:një dashuri të përbashkët për projekte e mëdha inxhinierike dhe të guximshme, dhe një “martesë” të ekspertizës teknike me burimet e pakufishme. Bashkëpunimi industrial ruso-gjerman, shkon pas ndër dekada, dhe është dëshmuar të jetë i aftë të kapërcejë situatat politike konfliktuale.

Gjatë luftës së ftohtë, gjermano-perëndimorët dhe sovjetikët, pretenduan se gazsjellësat ishin tek e fundit sipërmarrje ekonomike, të pavarura nga politika. Por jo të gjithë ishin të lumtur.  Disa nga aleatët e Gjermanisë Perëndimore, u shqetësuan se Boni po i afrohej shumë armikut. Megjithatë, Gjermania Perëndimore iu bashkua sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës pas pushtimit të Afganistanit në vitin 1979, dhe i tërhoqi atletët e saj nga Lojërat Olimpike të vitit 1980, duke prekur prestigjin e Kremlinit.

Një dozë të mirë të frymës së viteve 1970, ka ngjallur sot “Nord Stream 2”. Një numër vendimmarrësish në Gjermani – në ministri, kabinete dhe pjesë të institucioneve politike, e shohin atë si një model të suksesshëm që është ende aktual. Prerja e “kordonit të fundit” me Rusinë nuk ishte në interes të Gjermanisë, – tha këtë javë një ekspert i vjetër gjerman.

Të tjerët janë më pak të bindur. “Ne jemi duke jetuar në një epokë të ndryshme”- thotë Stefan Majster i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë. “Rusia e Putinit, nuk është Bashkimi Sovjetik”- thekson ai. Kuadri operativ i Luftës së Ftohtë, që përfshinte një sistem ndërveprimi reciprokisht të njohur, është shkatërruar.

Lidhjet e forta tregtare, kanë dështuar të zbusin agresivitetin e Rusisë jashtë vendit. Ndërkohë, ajo që mund të ketë qenë menduar si një marrëveshje “e thjeshtë”, e sektorit privat, është bërë një problem kompleks politik, në të cilin shumë aktorë ndjekin interest e tyre të veçanta.

Kritikët si zoti Majster e shohin “Nord Stream 2”, si një shembull i dritëshkurtësisë së politikës së jashtme gjermane, e cila nuk ka vizionin e duhur strategjik.

“Është e turpshme, veçanërisht për ne, duke pasur parasysh përvojën tonë të supozuar në lidhje me Moskën”- thotë një ish-diplomat i lartë. Ndërsa është mbërthyer nga fantazmat e Ostpolitikës, “Nord Stream 2”, mbulohet nga një tipar tjetër i karakterit gjerman, respekti për Traktatet, -thotë Sofia Besh nga Qendra për Reformën Evropiane.

“Pacta sunt servanda”,  marrëveshjet duhet të respektohen , është një parullë që përshkon trupën politike gjerman, një shfaqje e besueshmërisë së patundur. Në shumë aspekte e admirueshme, por jo gjithnjë një garante e rezultateve optimale.

FT – Bota.al

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here